image Haxhiu njofton për lirimin nga puna të grave shtatzëna në institucione publike e private

Siguri

Haxhiu njofton për lirimin nga puna të grave shtatzëna në institucione publike e private

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së dielës, ka marrë vendim për lirimin nga puna të grave shtatzëna, shkruan Gazeta Sinjali.

Me qëllim të mbrojtjes së jetës së grave dhe fëmijëve, sot Qeveria mori vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatzëna. Aty ku është e mundur gratë shtatzëna do të punojnë nga shtëpia ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo mund të mos jetë e mundur prandaj ato nuk mund të hiqen nga lista e pagave”, shkroi ajo në Facebook.

Haxhiu thotë se kjo masë vlen edhe për institucionet publike por edhe për ato private prandaj duhet të zbatohet nga punëdhënësit.

Kjo masë vlen përgjatë pandemisë.

“Le të jemi bashkë kundër pandemisë COVID-19!”, shkroi ajo. /Gazeta Sinjali/