image Haxhiu: Nesër fillon një kapitull i ri, do t'i jetësojmë zotimet

Kosovë

Urimi/ Haxhiu: Nesër fillon një kapitull i ri, do t’i jetësojmë zotimet

news image

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se nga nesër do të fillojë një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.

Haxhiu ka shkruar se do t’i jetësojnë zotimet e dhëna në fsuhatë., shkruan Gazeta Sinjali.

“Pavarësisht sfidave që kemi para vetes, vullneti e synimet e mira e të ndershme, do t’i jetësojnë zotimet tona”, ka shkruar ajo.

“Nesër, Kosova dhe qytetarët e saj, do ta kenë Qeverinë e re e cila do të drejtohet nga Albin Kurti dhe që do të jetë në shërbim të plotë të vendit e qytetarëve dhe reformave në qeverisje, ekonomi, drejtësi, arsim e shëndetësi”, ka shkruar Haxhiu.

Për “fillimin e kapitullit të ri nga nesër”, ajo i ka falenderuar qytetarët për mbështetjen dhe votat në zgjedhje, e durimin pas mbajtjes së tyre.

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3319020221502079

Nesër në orën 11:00 është seanca plenare ku pritet të votohet përbërja e qeverisë së re të Kosovës. /Gazeta Sinjali/