Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se nga nesër do të fillojë një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.
Haxhiu ka shkruar se do t’i jetësojnë zotimet e dhëna në fsuhatë., shkruan Gazeta Sinjali.
“Pavarësisht sfidave që kemi para vetes, vullneti e synimet e mira e të ndershme, do t’i jetësojnë zotimet tona”, ka shkruar ajo.
“Nesër, Kosova dhe qytetarët e saj, do ta kenë Qeverinë e re e cila do të drejtohet nga Albin Kurti dhe që do të jetë në shërbim të plotë të vendit e qytetarëve dhe reformave në qeverisje, ekonomi, drejtësi, arsim e shëndetësi”, ka shkruar Haxhiu.
Për “fillimin e kapitullit të ri nga nesër”, ajo i ka falenderuar qytetarët për mbështetjen dhe votat në zgjedhje, e durimin pas mbajtjes së tyre.
Nesër në orën 11:00 është seanca plenare ku pritet të votohet përbërja e qeverisë së re të Kosovës. /Gazeta Sinjali/