image Haxhiu: Nëse jeni viktimë e dhunës në familje, mos heshtni por raportojeni

Kosovë

Drejtësi/ Haxhiu: Nëse jeni viktimë e dhunës në familje, mos heshtni por raportojeni

news image

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një video-mesazhi u është drejtuar qytetarëve të Kosovës, që të mos i fshehin por t’i raportojnë rastet e dhunës në familje.

Haxhiu ka thënë se se qëndrimi në shtëpi, rritja e stresit dhe pasiguria kanë shënuar rritje të rasteve të raportuara të dhunës në familje kudo në botë, njejtë edhe në Kosovë.

Siç thotë ajo, barra më e rëndë në këto rrethana, mund të bie mbi vajzat dhe gratë, sepse të jesh e mbyllur me një abuzues është më keq se në burg.

“Institucionet gjatë këtyre ditëve kanë bërë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi. Thirrja e tyre duhet të respektohet. Në anën tjetër në këto rrethana barra më e rëndë mund të bie mbi vajzat dhe gratë. Të jesh e mbyllur me abuzuesin është më keq se burg, sepse ata mund të përfitojnë nga situata e krijuar për të mos i lejuar partnerët të dalin jashtë dhe të kërkojnë ndihmë”, ka thënë Haxhiu përmes këtij video-mesazhi.

https://www.facebook.com/hapeporten/videos/3554948907909208/

Ministrja në detyrë ka theksuar se Kosova ka marrë masa emergjente që të lehtësohet mënyra e raportimit.

“Dhuna në kohë pandemie është pandemi e fshehur, dhuna në familje është vepër penale është krim”, tha Haxhiu, duke shtuar se edhe në këtë kohë pandemie dhunuesit do të ndëshkohen.

Ndërkaq dje, Policia e Kosovës ka apeluar të qytetarët që të mos shfaqin dhunë ndaj askujt, duke njoftuar se vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2020 janë raportuar 481 raste të dhunës në familje. /GazetaSinjali/