image Haxhiu: Nëse gjeni ndonjë fjali për ndërhyrje politike në sistemin e Drejtësisë, jap dorëheqje

Politikë

Haxhiu: Nëse gjeni ndonjë fjali për ndërhyrje politike në sistemin e Drejtësisë, jap dorëheqje

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka kërkuar opozitës se nëse e gjejnë vetëm një fjali në raportin e WPJ-së për sundimin e ligjit ku thuhet se ka pasur ndërhyrje politike, atëherë ajo është e gatshme të japë dorëheqje nga pozita që e ushtron.

Haxhiu i sugjeroi deputetët opozitarë ta bëjë një analizë se cili raport ka qenë më i drejtë e cili jo.

“Nuk ka ministra e as kryeministër që e thërret në telefon ndonjë prokuror apo gjyqtar për ta zgjidhur lëndën nëpër procese gjyqësore”, tha Haxhiu.

Sa i përket raportit për Kosovën ministrja e Drejtësisë nuk përmendën ndërhyrjet politike në sektorin e drejtësisë.

“Nëse e gjeni, unë jam e gatshme të jap dorëheqje”, tha Haxhiu.

Sipas saj aty përmenden interferimet, por jo politike, sikurse në të kaluarën. Është hera e parë që nuk përmendën ndërhyrjet politike.

“Nuk ka kryeministër, nuk ka ministra e deputetë që e thërret në telefon prokurorin e gjyqtarin se qysh me zgjedh një lëndë ose qysh me mbyll syrin në një lëndë”, tha Haxhiu.

/GazetaSinjali/