image Haxhiu në takim me Thaçin: Ju nuk jeni në krye të detyrës

Kosovë

Presidencë/ Haxhiu në takim me Thaçin: Ju nuk jeni në krye të detyrës

news image

Nënkryetarja e LVV-së, Albulena Haxhiu, ka qenë e para që ka folur në takimin me presidentin Hashim Thaçi.

Haxhiu i ka thënë Thaçit se nuk mund ta anashkalojë partinë e parë, derisa ia ka kujtuar edhe rolin e tij politik, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ju nuk mund ta anashkaloni partinë e parë. Ju bëj ftesë që t’i respektoni përgjegjësitë kushtetuese, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe detyrat e juaja si president”.

“Roli juaj në politikë nuk është aktiv. Ju nuk jeni në krye të detyrës… Ju kërkoj që të mos thirrni takime të tilla që janë shkelje të Kushtetutës”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Sinjali/