Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot nis ditën e dytë të takimeve në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara.
Haxhiu sot do të zhvillojë dy takime. Fillimisht do të takohet me ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, dhe më pas me ish-nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Të mërkurën, ministrja Haxhiu ka takuar ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-kryetarin e OVL-së së UÇK-së Hysni Gucati, dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.
Kujtojmë se për takim ministren Haxhiu e refuzoi ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.