image Haxhiu: Mijëra mërgimtarë s’janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit

Politikë

Haxhiu: Mijëra mërgimtarë s’janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit

news image

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kritikuar Komisionin Qendror Zgjedhor dhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se mijëra mërgimtarë s’janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

“KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës. Mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email!”, shkruan Haxhiu.

Haxhiu bën thirrje që të marrë fund, për siç shprehet ajo, kjo padrejtësi.

“Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund. Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t’i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt!”, shkruan tutje ajo. /GazetaSinjali/