image Haxhiu me kritika për opozitën: Përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar

Politikë

Haxhiu me kritika për opozitën: Përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për votimin e projektligjit për themelimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës.

Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook tha se pozitë dhe opozitë duhej të ishin të unifikuar përballë krimeve të Serbisë në Kosovës. Kjo pasi që kundër miratimit të këtij ligji ishin deputetët e opozitës, të cilët kanë pasur vërejtje rreth datave rreth hetimeve të krimeve të luftës.

“Për herë të parë, 23 vite pas përfundimit të luftës, Kuvendi votoi një projektligj me peshë të madhe për historinë e Kosovës atë për themelimin e Institutit që do të dokumentojë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin mbi popullin e Kosovës. Nëse jo për diçka tjetër, përballë krimeve të Serbisë në Kosovë do të duhej të ishim të unifikuar”, tha Haxhiu.

“Një grup opozitar që thirren në emër të luftës, sot e patën mundësinë të përmirësojnë sadopak gabimet e tyre në të kaluarën. Në vend të rreshtimit në përkrahje të projektligjit nuk e mbështetën atë!

Megjithatë, falënderoj deputetët mbështetës dhe zotohemi se do të jemi bashkë në Komisionin për Legjislacion për adresim të propozimeve”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/