image Haxhiu: Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në drejtësi

Drejtësi

Haxhiu: Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në drejtësi

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nesër do të finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë.

Këtë ajo e ka bërë të ditur gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Më 15 qershor, finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë. Nuk është në rregull të kemi një ligj me 3-4 ndryshime. Kjo duhet të adresohet sa më parë që të kemi ligje të integruara”, ka thënë ajo.

Tutje ministrja ka treguar se ka ftuar të gjitha subjektet opozitare në takime të veçanta për të diskutuar për vetingun.

Reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vetingu dhe është i rëndësishëm konsensusi brenda Kuvendit. Unë i kam ftuar subjektet opozitare për takime të veçanta. Edhe roli i grupit parlamentar të VV’së është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim. Pastaj do të takoj edhe grupet parlamentare që përfaqësojnë komunitetin joshumicë”, ka pohuar Haxhiu./Gazeta Sinjali/