Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se lirimi i Dejan Pantiq ishte i paprecedentë.
Haxhiu e ftuar në një emision në RTV Dukagjin ka thënë se lirimi i Pantiq ende pa u kryer masa e paraburgimit prej një muaj, ishte veprim i papranueshëm.
“Kam konsideruar se ka qenë i paprecedentë kur jemi këtu neve na kujtohet edhe një rast tjetër i ngjashëm që Prokuroria Speciale kishte kërkuar që arsyeje teknike dhe taktike tërheqjen e urdhër arrestit për një kriminel tjetër, dhe duke marrë parasysh faktin që po bëhet fjalë për veprat që dyshohet për terrorizëm, sigurisht që kjo është një nga veprat më të rënda që njeh kodi penal i Republikës së Kosovës dhe ndryshimi i masës nga ajo e paraburgimit ende pa përfunduar, sepse më 9 janar, nëse nuk gaboi, kishte për të përfunduar një muaj paraburgim, ishte komplet veprim i papranueshëm që kishte bërë prokuroria speciale dhe në anën tjetër Gjykata”, ka thënë ajo.
Tutje ministrja e Drejtësisë të papranueshme i ka quajtur edhe akuzat në drejtim të qeverisë, që këta të fundit kanë qenë në dijeni për këtë.
“Ne kemi menduar që i njëjtit mundet të dërgohet në një institucion shëndetësor për trajtim të tij duke pasur parasysh gjendjen e tij shëndetësore. Ajo se çfarë është e padrejtë është se gjatë gjithë kohës janë hedhur akuza në drejtim të qeverisë që kinse, qeveria ka qene në dijeni për zëvendësimin e tij”, ka thënë ajo.