image Haxhiu: LDK e do gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër, jo faleminderit

Politikë

Politikë/ Haxhiu: LDK e do gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër, jo faleminderit

news image

Deputetja e rizgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas saj kjo parti, ‘mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre’.

Me tej, Haxhiu thotë se ‘përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin’.

“Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/