image Haxhiu konfirmon aprovimin e planit qeverisës: Është përfshirë edhe trajtimi i dhunës në familje

Politikë

Haxhiu konfirmon aprovimin e planit qeverisës: Është përfshirë edhe trajtimi i dhunës në familje

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit është takuar me mbrojtësit e viktimave.

Haxhiu ka konfirmuar se Qeveria në mbledhjen e radhës gjatë së premtes do të miratojë planin e punës.

Pjesë e këtij plani ka sqaruar ajo do të jetë edhe trajtimi i dhunës në familje, e që siç thotë Haxhiu është prioritet i Qeverisë Kurti.

“Siç jeni në dijeni Qeveria Kurti ka prioritet adresimin e dhunës në familje dhe për këtë është angazhuar MD-ja”.

“Ne kemi planifikuar disa vizita me qëllim të sensibilizimit për arsye që rastet e dhunës  në familje po rriten në vazhdimësi, gjatë kësaj kohe që e kemi në vijim do të angazhoheni për adresimin e dhunës në familje. Për neve mbetet shqetësues dhe sot planifikojmë ta aprovojmë programin qeverisës dhe është i përfshirë në programin e MD-së”, raporton EO.

“Dhuna në familje nuk është private prandaj edhe duhet një bashkërendim institucional për adresim”.

Menaxheri i Zyrës për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave Basri Kastrati, tha se të gjitha rastet do të trajtohen pa u neglizhuar.

“Kjo tregon përkushtimin dhe ne si Zyre që nga fillimi ofrojmë shërbime për këtë kategori, por me vëmendje të posaçme. Ato çka i adresuam do të jenë prioritet dhe do të trajtohen pa neglizhencë dhe hezitim”.

Ajo më pas do të vizitojë  Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve si dhe do të takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/