image Haxhiu: Komisioni i Venecias ka konfirmuar që kemi adresuar të gjitha komentet për Byronë

Drejtësi

Haxhiu: Komisioni i Venecias ka konfirmuar që kemi adresuar të gjitha komentet për Byronë

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar sot se Komisioni i Venecias ka bërë edhe një opinion tjetër sa i përket Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas ministres, në këtë opinion të Venecias konfirmohet që Kosova ka adresuar të gjitha opinionet e Venecias duke “krijuar garanci për pavarësinë e Byrosë dhe avancimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.

Ministrja Haxhiu tutje ka shkruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Partia Demokratike e Kosovës e kishte dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Byronë më 21 shkurt 2023 dhe ishin shprehur të bindur se Kushtetuesja do ta rrëzonte.

Venecia në opinionin e parë që kishte publikuar për Byronë kishte adresuar një mal vërejtjesh për Projekt-Ligjin që kishte hartuar Kosova. Kjo kishte bërë që Ligji të ndryshohej me vërejtjet e marra nga Venecia. Edhe në opinionin e dytë të Venecias ishte konstatuar se s’ishin përmirësuar të gjitha vërejtjet e bëra. Por sot ministrja Haxhiu njofton se Venecia ka konfirmuar se Kosova ka adresuar të gjitha vërejtjet./Express/

/GazetaSinjali/