Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar në lidhje me uljen e pagave në sektorin e drejtësisë, saktësisht të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Në një konferencë për media, Haxhiu ka thënë se nisma e re e Qeverisë së Kosovës do t’i rritë pagat jo vetëm të prokurorëve dhe gjyqtarëve, por “pothuajse të të gjitha kategorive”.
“Ligji nivelizon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe gjithashtu rrit pagat e pothuajse të gjitha kategorive. Dhe, siç e dini në kohën kur është votuar ky vendim nga Qeveria Haradinaj, qëllimi ka qenë që t’i rritet paga vetvetes; pra, në atë kohë nga Qeveria Haradinaj. Dhe, duke qenë se ka qenë konflikt interesi, ne e kemi kundërshtuar këtë vendim”, tha ministrja Haxhiu.
Po ashtu ministrja ftoi Këshillin Gjyqësor të Kosovës që të kthehen në vendin e punës dhe të mos punojnë për konflikte interesi.