image Haxhiu: Kërkojmë dënim maksimal për vrasjen makabre të 18-vjeçares në Ferizaj

Politikë

Haxhiu: Kërkojmë dënim maksimal për vrasjen makabre të 18-vjeçares në Ferizaj

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë që Qeveria kërkon dënim maksimal ndaj “kriminelëve që e kanë vrarë Marigona Osmanin, 18 -vjeçaren nga Ferizaj”.

Haxhiu në konferencën e sotme, është shprehur e shqetësuar me “vrasjen makabre” të 18-vjeçares.

“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar me vrasjen makabre të së ndjerës Marigonës dhe kjo është arsyeja pse Qeveria ka dhënë një përkushtim maksimal i përket këtij rasti dhe jemi jashtëzakonisht të vëmendshëm për këtë situatë”, u shpreh ajo.

Tutje Haxhiu ka thënë që kjo gjendje do të ndryshojë.

“Për shkak të dominimit të mentalitetit patriarkal, burrat konsiderojnë që e kanë të drejtën të ushtrojnë kontroll ose e konsiderojnë trupin e gruas si pronë të tyre. Kjo gjendje duhet të ndryshojë dhe do të ndryshojë dhe për këtë Qeveria do të angazhohet maksimalisht”.

“E kemi nisur një fushatë për të raportuar dhunën në familje. Ishim edhe në protestë, kjo për të treguar se do të japim angazhimin tonë si Qeveri në adresimin e këtyre rasteve”.

/Gazeta Sinjali/