Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka folur për punët që ka bërë ministria që ajo udhëheq gjatë vitit të parë të qeverisjes.
Në këtë konferencë ajo ka folur edhe për mosvotimin e Projekt Kodit Civil. Haxhiu tha se deputetët e Kuvendit duhet t’i përfaqësojnë të gjithë qytetarët pavarësisht orientimit seksual.
“Në Kuvendin e Kosovës ka deputetë që janë te feve të ndryshme. Por duhet të përfaqësojnë të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht orientimit seksual. Nuk mund të kuptoj gjuhën e urrejtjes në Kuvendin e Kosovës, më vjen mirë që kreu i Kuvendit Konjufca ka pas një rol konstruktiv dhe emancipues. Ne nuk negociojmë për të drejtat e njeriut sepse janë të njohura”, u shpreh ministrja Haxhiu.