image Haxhiu jep detaje për ligjin e konfiskimit të pasurisë: Do ta procedojmë në fillim të tetorit

Drejtësi

Haxhiu jep detaje për ligjin e konfiskimit të pasurisë: Do ta procedojmë në fillim të tetorit

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se ligji për konfiskimin e pasurisë do të procedohet në tetor të këtij viti.

Për ta votuar këtë projektligj, Haxhiu iu bëri thirrje edhe deputetëve të opozitës.

“Projektligji do të procedohet në Kuvend në fillim të muajit tetor”, është shprehur Haxhiu.

“Unë shpresoj që i njëjti të marrë mbështetjen e Kuvendit të Kosovës, jo vetëm nga shumica  por edhe nga deputetët e opozitës”, ka thënë Haxhiu në t7.

Ajo gjithashtu sqaroi procedurat se si do të funksionojë agjencia për konfiskimin e pasurisë nga hetimi i një personi deri te konfiskimi i pasurisë së tij.

“Në momentit që shihet një zyrtar dhe personat e lidhur me ta, kur ka diskrepancë ndërmjet të hyrave dhe pasurisë, ftohet personi dhe kërkohet arsyetimi i pasurisë. Në momentin kur nuk mund të justifikohet pasuria, agjencia bën kërkesë në gjykatë për konfiskim të pasurisë”, ka thënë Haxhiu.

Në fund, Haxhiu premtoi se projektligji do të ketë “siguresë” në mënyrë që të mos keqpërdoret nga pushteti.

Ne po tentojmë të kemi edhe siguresa në këtë projektligj në mënyrë që të mos keqpërdoret nga askush”, shtoi Haxhiu.

/GazetaSinjali/