image Haxhiu: Institucionet në Veri po punojnë dhe qytetarët po marrin shërbime

Drejtësi

Haxhiu: Institucionet në Veri po punojnë dhe qytetarët po marrin shërbime

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi këtë të mërkurë se Prokuroria dhe Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut janë duke funksionuar normalisht, përkundër dorëheqjeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë.

Për këtë çështje, ajo tha se është takuar edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, me të cilët është koordinuar që institucionet e drejtësisë në veri të vijojnë punën si dhe që qytetarët të marrin shërbimet që ju nevojiten.

Ndonëse tha se nuk kanë raporte të mira me KPK-në dhe KGJK-në, shkaku i vettingut, Haxhiu shtoi se kur është në pyetje interesi nacional janë bërë bashkë.

“Pavarësisht mospajtimeve që mund t’i kemi kryesisht për vettingun, për çështje të interesit nacional kemi komunikime të vazhdueshme. Kam pasur takime me KGJK-në dhe KPK-në. Jemi koordinuar që Gjykata dhe Prokuroria në Mitrovicë të funksionojnë. Institucionet në veri po vijojnë punën dhe qytetarët po marrin shërbime”.

/GazetaSinjali/