image Haxhiu i reagon Thaçit: Paralajmërimi i tij është përgatitje për një marrëveshje të keqe

Kosovë

Reagim/ Haxhiu i reagon Thaçit: Paralajmërimi i tij është përgatitje për një marrëveshje të keqe

news image

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar duke thënë se paralajmërimi i presidentit Hashim Thaçi për krijimin e një qeverie të re është jokushtetues dhe përgatitje për një marrëveshje të keqe.

Sipas Haxhiut, presidentit Thaçi ia kanë parë sherrin Kosova dhe qytetarët. Ajo thekson se një plan i tillë për krijimin e qeverisë së re është përmbysje e vullnetit të qytetarëve.

“Qëndrimi i tillë është paralajmërim i hapur se po përgatitet marrëveshje e keqe për vendin dhe e gjithë kjo paraprakisht përmes një plani të keq me qëllim të shkeljes dhe përmbysjes së vullnetit të qytetarëve”, tha ajo./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3566373893433376