image Haxhiu i reagon Abazit: Një qytetar i rëndomtë i Kosovës kur e mendon hipokrizinë, rrallë që nuk i shkon mendja te ti

Kosovë

Politikë/ Haxhiu i reagon Abazit: Një qytetar i rëndomtë i Kosovës kur e mendon hipokrizinë, rrallë që nuk i shkon mendja te ti

news image

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Haki Abazi, duke e pyetur se për çfarë programit qeverisës e ka fjalën ai, kur flet për diçka të tillë.

Haxhiu ka thënë se përkundër se është i detyruar, kryeministri në largim nuk e ka sjell asnjëherë programin qeverisës para deputetëtve.

“Për çfarë programi qeverisës po flet Haki Abazi ? Për programin e premtuar të KM në largim të cilin nuk e solli të plotë asnjëherë para deputetëve. E që në fakt ishte i obliguar. Në vend se të merret me pandeminë dhe me situatën e vështirë nëpër të cilët po kalojnë qytetarët këto ditë, Qeveria e Kosovës e paska bërë një mbledhje për t’u vetlavdëruar”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Haxhiu i është drejtuar Abazit duke thënë se kur një qytetar i rëndomtë i Kosovës mendon për hikoprizinë, do t’i shkojë mendja te ai.

“Hakiu me gjasë ka harruar se qeveria që udhëhiqet nga partia e tij, programin qeverisës, i cili edhe ashtu nuk është as gjysmak, e ka sjellë kush e di sa kohë pas themelimit të qeverisë. Për më tepër, përderisa këta lavdëroheshin se kinse me qeverinë e re nuk do të paguhej rryma në veri, por që nuk e ndalen dot, tash flasin edhe për “keqpërdorimin e parasë publike”. Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi se pagesa po bëhet, përkundër që dokumentet nuk po publikohen. Apo iu kan pëzier gjërat Hakiut të Rockfeller-it, tek flet për keqpërdorimet e pozitës zyrtare dhe parasë publike, sepse mendjen veç aty e ka. Haki, një qytetar i rëndomt i Kosovës kur e mendon hipokrizinë, rrallë që nuk i shkon mendja tek ti”, ka përfunduar ajo./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/teuta.haxhiu.7/posts/2752721318184061