Ish-ministrja e Drejtëisisë, Albulena Haxhiu, në 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se sot i përkulemi sakrificës së gjitha grave e burrave që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, edhe jetën e tyre.
“Sot, në 21 vjetorin e çlirimit, Kosova nuk është aty ku deshën dëshmorët tanë. Nën dritën e idealeve të tyre duhet të ndriçojë rruga jonë drejt realizimit të atyre synimeve kombëtare, ndërkaq sakrifica e tyre të jetë shtegu prej të cilit nuk duhet të devijojmë”, shkruan Haxhiu në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.
“Na përket neve të gjallëve që të angazhohemi e të punojmë për vendin që ta kthejmë zhvillimin e përparimin dhe të mos i lejojmë pazaret me vendin tonë. Kosova nuk i ka borxh askujt, përkundrazi. Nderime dhe respekt për të gjithë ata që kontribuan për lirinë e Kosovës. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, shkruan më tej Haxhiu. /Gazeta Sinjali/