image Haxhiu i kërkon Rumanisë përshpejtim të hetimeve për vrasjen e Mon Balajt e Arben Xheladinit

Kosovë

Kërkesë/ Haxhiu i kërkon Rumanisë përshpejtim të hetimeve për vrasjen e Mon Balajt e Arben Xheladinit

news image

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dërguar kërkesë Ministrisë së Drejtësisë në Rumani për t’u njoftuar për arritjet në procesin e hetimeve lidhur me vrasjen e dy aktivistëve të VV-së.

Haxhiu ka kërkuar të di se çka po bën shteti rumun në kuadër të hetimeve për vrasjen e dy protestuesve, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, në Prishtinë, në protestën e 10 shkurtit 2007, në të cilën u përfshinë policë rumun në kuadër të forcave policore të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Vec tjerash, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë rumune që të njoftohet nëse është marrë vendimi përfundimtar për këtë rast që ka nisur në vitin 2009.

Kujtojmë se janë bërë 13 vjet prej kur u vranë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini gjatë demonstratave të organizuara nga kjo parti kundër Pakos së Ahtisaarit./GazetaSinjali/