image Haxhiu i bën kërkesë Serbisë për transferimin në Kosovë të dy kosovarëve që po mbahen në burgjet serbe

Siguri

Haxhiu i bën kërkesë Serbisë për transferimin në Kosovë të dy kosovarëve që po mbahen në burgjet serbe

news image

Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar se përmes një letre dërguar homologës së saj serbe Maja Popoviq, i ka kërkuar që dy qytetarët e Kosovës Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula, të transferohen në Kosovë.

Të dy këta akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në kundër popullatës civile në Kosovë, gjatë vitit 1999.

Haxhiu në letrën dërguar ministres serbe, ka kërkuar që Mehmetaj e Dula, të vijnë në Kosovë e akuzat ndaj tyre të trajtohen nga organet tona.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës.

Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra.

Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës

image 75

/GazetaSinjali/