image Haxhiu, Haradinajt: Një prokuror e ka lëshuar Kosovën për shkak teje

Politikë

Haxhiu, Haradinajt: Një prokuror e ka lëshuar Kosovën për shkak teje

news image

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, se për shkak të tij ish-prokurori Elez Blakaj e ka lëshuar Kosovën.

Në seancën e sotme parlamentare, ajo ka thënë se ndërhyrjet brutale në sistem të drejtësisë kanë ndodhur gjatë qeverisës së z. Haradinaj.

“Ndoshta ju kujtohet te gjithëve se një prokuror special është detyruar ta lëshon vendin për shkak teje z. Haradinaj. Sepse sa ke qenë kryeministër ti i ke kërkuar raport me shkrim që brenda 30 dite me te jep informacione për lendet që i ka në adresim ish prokurori Elez Blakaj. Kjo është ndërhyrja me brutale në sistemin e drejtësisë. Sepse si kryeministër i vendit nuk ke të drejtë me i kerku llogari prokurorisë raport për lendet që po i heton”, ka thënë ajo.

Haxhiu përsëri ia ka përmendur Haradinajt pasurinë e tij.

“Ti nuk ki të drejt fare me folë për këtë çështje në Kuvendin e Kosovës. Dhe kur flasim për krim e korrupsion, z. Haradinaj, Kosova është e vogël dhe mos thauni diçka në foltore të Kuvendit që nuk e besoni as vet. Pse thua diçka që nuk e beson as ti. Duke qenë se Kosova është vend i vogël ne e dimë shumë mirë ku keni qenë dhe ku jeni, sa pasuri keni pasur dhe sa keni. Kur flisni për krim e korrupsion veç me ta pa pasurin tande që ke krijuar prej momentit kur ke fillu me punu në institucione është mjaftueshëm me e kuptu se kush është i përfshirë në krim e korrupsion”, ka thënë Haxhiu.

/GazetaSinjali/