image Haxhiu: Gjyqtarët e prokurorët me paga të larta, por s’po e luftojnë korrupsionin

Drejtësi

Haxhiu: Gjyqtarët e prokurorët me paga të larta, por s’po e luftojnë korrupsionin

news image

Ministrja  e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media së bashku me kreun e Qeverisë, Albin Kurti, teksa ka folur për trajtimin e rastit të 11-vjeçares, tha se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë nuk po e luftojnë korrupsionin.

Haxhiu deklaroi se përderisa gjyqtarët e prokurorët kanë pagat më të larta në rajon, ata në vazhdimësi neglizhojnë punën.

“Në vazhdimësi jemi dëshmitar të neglizhencës, mosveprimit dhe pamosndëshkueshmërisë. Gjyqtarët e prokurorët kanë pagat më të larta në rajon, por për shkak të mosveprimeve po humbin jetë grash, po dhunohen të miturin dhe korrupsioni i madh mbetet i pandëshkuar”, tha ajo.

Tutje, Haxhiu tha se reforma në drejtësi synon të reformojë këtë sistem, për të cilin pati shumë kritika.

“Reforma në drejtësi mundëson që në sistemin e drejtësisë të jenë vetëm ata që kane integritet të lartë moral dhe profesional. Meqë sot po e dorëzojmë këtë dosje, Kuvendi do ta ketë mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë. Do të jemi në secilën ditë të mandatit të përkushtuar të tejkalojmë çdo sfidë më përkushtim dhe profesionalizëm”.

/GazetaSinjali/