image Haxhiu fton përfaqësuesit e shoqërisë civile në grupet punues për Projektligjin Antimafia

Drejtësi

Haxhiu fton përfaqësuesit e shoqërisë civile në grupet punues për Projektligjin Antimafia

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka bërë ftesë publike përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët po e kundërshtojnë koncept dokumentin e kësaj ministrie për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu tha se kjo ministri do të bashkëpunojë për hartimin e këtij projektligji me secilin që ka qëllime të mira.

“Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira“, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook.

Sipas saj, paraja e keqpërdorur u takon qytetarëve, prandaj do të konfiskohet nga ata që e kanë përfituar jashtëligjshëm.

“Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndiqen kurrë për veprimet korruptive!“./Gazeta Sinjali/