Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe, duke thënë se është provokim nga Serbia me qëllimin të destabilizimit të situatës në veri, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo në reagimin e saj tha se ndërkombëtarët duhet të përgjigjen për provokimet e tilla, ndërsa kërkoi lirimin sa më të shpejt të policëve të kidnapuar.
“Serbia kriminale ka rrëmbyer tre pjesëtarë të Policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviq. Për provokime të tilla, të organizuara nga Serbia me qëllimin për destabilizimin e situatës në veri, duhet të përgjigjet edhe faktori ndërkombëtar. Zyrtarët policorë duhet të lirohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe veprime të tilla agresive duhet të ndalojnë”, shkroi në twitter Haxhiu.
Criminal Serbia has kidnapped three Police members of the Republic of Kosovo in Leposaviç.
— Albulena Haxhiu (@albulenahaxhiu_) June 14, 2023
For provocations like these, organized by Serbia with the aim of destabilizing the situation in the north, the international factor must also respond.