Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar për dyshimet se ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, së bashku me ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, kanë bërë marrëveshje për të përfshirë si agjentë të AKI-së dy persona fiktiv që të dëshmojnë kundër anëtarit të VV-së, Sabri Ramabaja në gjykatë.
“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale”, ka shtuar ajo.