image Haxhiu e Sveçla vizitojnë Policinë në Leposaviq, i përgëzojnë për ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kontrabandës

Kosovë

Haxhiu e Sveçla vizitojnë Policinë në Leposaviq, i përgëzojnë për ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kontrabandës

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar sot Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës, raporton Gazeta Sinjali.

Ministrja Haxhiu bëri të ditur se panë nga afër punën dhe angazhimin e Policisë së Kosovës, duke shtuar se të njëjtit i përgëzuan për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme.

“Me ministrin Sveçla vizituam Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës. Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme”, shkroi Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/pfbid02MLpkNmK5gmdEYCKwwAojreezJojvf9deKoUsPcmRSjnE7LRBZgKELiqATiSJaxn5l?cft[0]=AZU5s8mnPQ8TruZF0duOM0ODkheTYxD9mj22RxDaXPRzzDhea1pHa5JN-YJbxl05k5bKpOLkaw95QYu_PZIuYoJjTiSEoInCCLTfV_0RmyqIPWY2iyCGcePJr0RdlqjA4lbW9VtbJDdsU2wDyWOlx3Aan0dJJ1axXynGBAGmE6JdOg&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/