image Haxhiu e Sveçla paralajmërojnë se s'do t'i lëshojnë karriget e pushtetit: Është e prëndësishme

Kosovë

Qeveria/ Haxhiu e Sveçla paralajmërojnë se s’do t’i lëshojnë karriget e pushtetit: Është e prëndësishme

news image

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk kanë mohuar se do të rezitojnë fizikisht për të mos i lëshuar zyret e qeverisë nëse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese do të lejonte formimin e një qeverie të re që po përgatitet.

Ndonëse jo direkt, Haxhiu dhe Sveçla nuk kanë nënkuptuar se mund të refuzojnë t’i lëshojnë karriget e pushtetit edhe nëse për këtë do të ketë vendosur Gjykata Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është e parëndësishme se a do t’i lirojmë zyrat apo jo”, tha Haxhiu në Rubikon.

Tutje, ajo shtroi një pyetje, duke kërkuar që Hashim Thaçi ta lëshojë karrigen e presidentit të Kosovës në rast të një vendimi që e hedh poshtë dekretin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit.

“A do ta lirojë Thaçi zyrën e vet nëse Gjykata Kushtetuese e shpallë kundërkushtetues vendimin e tij?”, tha Haxhiu. /Gazeta Sinjali/