Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se e ka proceduar në qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, raporton Gazeta Sinjali.
Haxhiu ka thënë se ky koncept dokument i hap rrugë hartimit të Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit, si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/