image Haxhiu e nis mandatin në burgun ku vdiq Astrit Dehari, premton ndriçimin e rastit

Kosovë

Vizita/ Haxhiu e nis mandatin në burgun ku vdiq Astrit Dehari, premton ndriçimin e rastit

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu vizitën e parë si qeveritare e ka bërë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, aty ku vdiq në mënyrë ende të dyshimtë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në nëntor të vitit 2016.

Pas vizitës, Haxhiu u zotua se gjatë mandatit të saj 4 vjeçar do t’i ndihmojë maksimalisht institucionet për ta ndriçuar rastin e vdekjes së Deharit.

Haxhiu u shpreh e gatshme që ta ndihmojë Prokurorinë Speciale me të gjitha kapacitetet në këtë rast.

Gjatë mandatit të saj si ministre, Haxhiu tha se do të angazhohet në ndriçimin edhe të rasteve tjera të vrasjeve politike. /Gazeta Sinjali/