image Haxhiu e mohon se Qeveria Kurti po planifikon shkarkimin e Lumezit

Drejtësi

Haxhiu e mohon se Qeveria Kurti po planifikon shkarkimin e Lumezit

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka demantuar lajmin e publikuar në disa media, se Qeveria Kurti është duke planifikuar shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu ka thënë se ky është një lajm i pavërtetë, pasi që zgjedhja e kryeprokurorit do të bëhet vitin e ardhshëm nga Këshilli Prokurorial dhe zgjedhja e tij nuk është përgjegjësi e qeverisë.

“Zgjedhja e kryeprokurorit të shtetit bëhet vitin e ardhshëm dhe kjo nuk është në mandatin e Qeverisë por të Këshillit Prokurorial”, shkroi ajo ndër të tjera në Facebook./Gazeta Sinjali/