image Haxhiu e çon në Prokurori raportin e Inspektoratit për rastin Dehari – flet për “falsifikime dhe manipulim provash”

Drejtësi

Haxhiu e çon në Prokurori raportin e Inspektoratit për rastin Dehari – flet për “falsifikime dhe manipulim provash”

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka prezentuar një raport me gjetjet e inspektoratit për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.

Sipas Haxhiut, ky raport lë dyshime për manipulim të provave dhe deklaratave të akterëve të përfshirë në këtë rast.

“Si ministre e Drejtësisë do të ndërmarr dy veprime. Raportin në fjalë do ta dërgojmë te kryeprokurori i shtetit Besim Kelmendi dhe i njëjti do të dërgohet te organet përgjegjëse që kanë autorizime për shqiptimin e masave ndaj akterëve të përfshirë në këtë raport.

Marrja dhe posedimi i incizimit të kamerave me aprovim të drejtorit të ish-Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, te zyrtarët Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarët e komisionit tjetër, përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionit përkatës për mbrojtjen e të dhënave. Është e rëndësishme të theksohet se incizimet janë marrë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e SHKK-së, janë marrë para se ato t’i merrte policia, pra nga data 5-7 nëntor të vitit 2016.

Sipas raportit të inspektoratit, kryeinspektori në vitin 2016 ka nxjerrë dy raporte dhe kontradiktore. Në raportin e parë thuhet se po bëhën inspektim i jashtëzakonshëm duke e cfilësuar rastin si vetëvrasje, duke tejkaluar kompetencat ligjore. Në raportin e dytë shkruan me rastin e vdekjes, janë dy raporte kontradiktore…Tani i takon orgnave të ndjekjes që të zbardhin nëse ky raport është i falsikikuar dhe nëse po nga kush, apo nëse në anën tjetër nëse kryeinspektori nuk po e thotë të vërtetën.

Në vend të suspsendimit të stafit përgjegjës, siç ndodh aktualisht, ata kanë vazhduar të jenë në punë deri më datën 21 nëntor 2016 dhe konsiderojmë se kanë lënë hapësirë për manipulim të provave.

Dëshimtari kryesor, Naser Makolli, është tranfesuar më 9 dhjetor në Lipjan, ku paraprakisht në Qendrën e njëjtë ishin transferuar edhe oficierët me masën disiplinore.

Raporti adreson edhe deklaratat kontradiktore të zyrtarëve përgjegjës”, u shpreh ajo ndër të tjera.

/GazetaSinjali/