Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dal në mbrojtje bashkëpartiakës së saj, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila mbrëmë ka postuar në Facebook një citat të një analisti serb i cili thotë “Kurti në përballje me Serbinë është më i fortë sepse nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndaj kësaj deklarate të deputetes Kollçaku, shpërthyen kritika dhe akuza.
Ndërsa, ministrja Haxhiu, ka kërkuar ndaljen e abuzimit të imazhit të saj, duke e quajtur atë të ndershme e me kontribut qytetar.
Haxhiu ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për nxitje të njerëzve kundër deputetes Kollçaku duke u thirrur në luftën e UÇK-së. Madje, sipas saj, Thaçi është mbështetës i ideve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Presidenti i paska nxitur njerëzit kundër saj duke u thirrur në UÇK. Por ky president e ka sjellë Gjykatën Speciale, të cilën ne nuk e kemi votuar. Ky dhe partia e tij e kanë sjellë Zajednicën dhe ne kemi protestuar. Ky president e ka sjellë idenë për heqjen dorë nga veriu. Ky është bërë mbështetës i ideve të Vuçiqit”, ka shkruar Ministrja e Drejtësisë./GazetaSinjali/