image Haxhiu: Dyshoj se e ka lexuar Tahiri Koncept Dokumentin për Vettingun

Politikë

Haxhiu: Dyshoj se e ka lexuar Tahiri Koncept Dokumentin për Vettingun

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, për vettingun.

Haxhiu ka shkruar se është për keqardhje që Tahiri ka qenë ministër i Drejtësisë dhe se ka dyshime që ai ta ketë lexuar Koncept Dokumentin për Vettingun.

Nëse lexohet Koncept-dokumenti për Vettingun (që dyshoj të jetë lexuar nga Tahiri), vërehet qartë rruga që do të ndiqet për zhvillimin e procesit të Vettingut, duke mundësuar një verifikim të tërësishëm të subjekteve të vettingut dhe duke ndërtuar mekanizma të cilët bëjnë verifikimin/vlerësimin e vazhdueshëm të tyre”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta Sinjali/