image Haxhiu: Do ta themelojmë grupin që trajton rastet e dhunës seksuale

Drejtësi

Haxhiu: Do ta themelojmë grupin që trajton rastet e dhunës seksuale

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rastet e dhunës seksuale përbëjnë shqetësim të madh për Qeverinë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka theksuar se “do të krijohet një grup ndërinstitucional i cili do t’i trajtojë rastet e ngacmimeve seksuale”.

Haxhiu po ashtu ka thënë se do të ketë kujdes të madh dhe reagime edhe për rastet e dhunës në familje. /GazetaSinjali/