image Haxhiu: Dhuna ndaj grave, e papranueshme në të gjitha aspektet

Drejtësi

Haxhiu: Dhuna ndaj grave, e papranueshme në të gjitha aspektet

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në fjalimin e saj, gjatë aktivitetit “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, që u mbajt sot nga UN Women dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tha se dhuna ndaj grave dhe vajzave në të gjitha aspektet e saj është e papranueshme.

“U bëjë thirrje të gjithë grave dhe vajzave që dhunën mos ta durojnë e ta raportojnë në polici në numrin, 192. I bëjë thirrje policisë, prokurorisë dhe gjykata e që mos te udhëhiqen nga mendësia seksiste por ta kryejnë punën e tyre”, tha ajo.

Ministrja e Drejtësisë tha se është i mirëseardhur kontributi i të gjithëve në angazhimin për sensibilizimin e qytetarëve për të raportuar dhunën.

Më tej Haxhiu theksoi zotimin për angazhim të pandalshëm të Ministrisë së Drejtësisë, për të kontribuar maksimalisht në këtë drejtim, sipas kompetencave dhe përgjegjësive që ka.

Sipas saj ky përbashkim me Aeroportin, do të mundësojë që të shpërndajë informimin edhe për qytetarët nga diaspora.

“Diaspora janë qytetarë tanë ndaj të cilëve e kemi edhe vëmendjen edhe përkushtimin që t’i trajtojmë njëjtë pavarësisht distancës fizike që ndodhen, dhe të njejtit do të informohen për sensibilizimin kundër dhunës”, tha Haxhiu.

Më tej ajo theksoi se Republika e Kosovës ka avancuar në shumë sfera falë edhe kontributit të diasporës dhe janë të bindur që bashkërisht do të arrijnë të shënojnë progres edhe në këtë drejtim.

UN Women dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës shënuan fillimin e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, ku mori pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Si dihet dje u hap fushata globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”, organizuar për herë të parë nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë.

/GazetaSinjali/