Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e qeverisë në detyrë, me rastin e 100 ditëshit të punës së saj, ka folur për punët e ministrisë që ajo udhëheq, shkruan Gazeta Sinjali.
Haxhiu foli edhe për procesin e vettingut, për të cilën tha se brenda muajit grupi i ekspertëve të zgjedhur nga qeveria në detyrë do të sjellin dokumente të cilët, sipas saj, do të jenë hapa konkretë për fillimin e këtij procesi.
“Ministria e Drejtësisë ka nisur menjëherë ta zbatojë programin qeverisës dhe siç e dini, procesi i vettingut është prioritet i qeverisë tonë, me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Më lejoni që të ju informoj që pavarësisht sfidave me pandeminë, grupi i ekspertëve të cilët janë votuar në një mbledhje të qeverisë ka filluar apo ka vazhduar punën dhe tani besoj që do ta kemi një dokument të vlefshëm. Por, ndoshta do të duhet që t’ia zgjatim afatin nj muaj sepse rrethanat e pandemisë e kanë pamundësuar që të kemi takim fizike. Por, pavaraësisht këtyre, siç e përmenda, puna e tyre është duke vazhduar dhe jam shumë e bindur se dokumentet të cilat do të na i sjellin, do të jenë hapat e tonë konkretë për ta nisur dhe përfunduar këtë projekt”, tha Haxhiu në mbledhjen e sotme të qeverisë që po mbahet me rastin e 100 ditëshit të punës së saj./Gazeta Sinjali/