image Haxhiu: Ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzakonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren

Kosovë

Reagim/ Haxhiu: Ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzakonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren

news image

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e deklaratave përçarëse.

Haxhiu thotë se qytetarët do t’i mbajnë mend ata që tentuan të përhapin panik dhe përçarje në këtë kohë të pandemisë. Sipas saj, “partitë e PLAN-it” tentuan të nxisin incidente në terren, pasi dështuan të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

“Ndërkaq, qytetarët, partitë e PLAN-it, do t’i mbajnë në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira. Ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzakonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, ministrja në detyrë e Drejtësisë, ka përgëzuar punën e institucioneve dhe qasjen e duhur të qeverisë, si dhe disiplinën e qytetarëve, kombinimi i të cilave sipas saj është ilaçi më i mirë dhe çelës i pasojave të vogla nga ky virus./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/3519059114831521