image Haxhiu e anulon procesin e emërimit të noterëve, i shkarkon të gjithë anëtarët e komisionit

Kosovë

Vendim/ Haxhiu e anulon procesin e emërimit të noterëve, i shkarkon të gjithë anëtarët e komisionit

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vendosur që ta anulojë procesin e shumëpërfolur të emërimit të noterëve të rinj.

Përmes një konference për media, Haxhiu ka thënë se e ka anuluar këtë proces pas konsultimeve me kabinetin dhe departamentet përkatëse të ministrisë, pasi që siç ka thënë, procesi është i komprometuar, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pas konsultimeve me kabinetin dhe departamentet përkatëse, kam vendosur që ta anulojë procesin e noterisë”.

“I njëjti proces nuk ka pasur as ligjshmëri e as transparencë. Unë nuk mund ta shtyjë përpara një proces të komprometuar… Një proces ku shumica e kandidatëve që e kanë kaluar provimin e noterisë janë militantë të partive, anëtarë apo miq të anëtarëve të komisionit. Këta noterë nuk mund të njihen jashtë Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka theksuar edhe hetimin e Prokurorisë për këtë proces, që sipas saj ka qenë një arsye më tepër për anulimin e procesit.

Me këtë rast, Haxhiu ka njoftuar edhe për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të komisionit për përzgjedhjen e noterëve, derisa ka thënë se mjetet e shpenzuara nga ata që kanë aplikuar, do t’u kthehen paratë.

Për emërimin e noterëve të rinj kishte reaguar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke kërkuar anulimin e këtij procesi. Megjithatë, deri në fund të mandatit të tij, ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri refuzonte me ngulm që ta anulonte këtë proces. /Gazeta Sinjali/