image Haxhiu akuzon MSh-në se po e fsheh numrin e vaksinave pa afat

Shëndetësi

Haxhiu akuzon MSh-në se po e fsheh numrin e vaksinave pa afat

news image

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu e ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se po e fsheh numrin e vaksinave pa afat dhe tha se ka dështuar plani i vaksinimit.

Haxhiu tha se ka pranuar një informatë që Inspektorati Farmaceutik e ka urdhëruar barnatoren qendrore të ShSKUK-së që ta tërheq nga përdorimi produktin e importuar nga India pasi aty janë gjetur grimca të metalit që dëmtojnë shëndetin e pacientëve.

“Të ndaj me ju një shqetësim të cilin e mora minuta më parë, inspektorati farmaceutik ka urdhëruar barnatoren qendrore të SSHKUK-së të tërheq nga përdorimi produktin e importuar nga India ngase në të janë gjetur grimca të metalit që rrezikojnë shëndetin e pacientëve. Për këtë rrezikim të pacientëve duhet të merret Prokuroria e Kosovës

Edhe sot MSH vazhdon të mbajë të fshehur numrin e vaksinave që u ka skaduar afati. Nga data 24 dhjetor 2021, unë kërkoj qasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë, kërkoj certifikata të analizës për çdo seri të vaksinave të importuar, por Ministria e Shëndetësisë nuk lejon qasej në dokumentet publike. Pra, MSH ka dështuar të implementojë planin e vaksinimit”, theksoi ai.

/GazetaSinjali/