Deputeti nga radhët e Nismës, Haxhi Shala, ka thënë duke ironizuar se “Ka ra Albin Kurti e na bëri bashkë me Hashim Thaçin”.
Shala këtë deklaratë e tha pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në shtëpinë e tij për të biseduar lidhur me votën për formimin e qeverisë.
“Unë kam thënë kështu, ra Albini e u bëmë bashkë me Thaçin, i kujtuam kohërat e luftës e biseduam sepse kishim kohë që nuk ishim takuar për të biseduar si miq të vjetër të luftës”, tha Shala.
Shala ka theksuar se kjo vizitë ka ndodhur pas orës 01:00, pas mesnate dhe kanë biseduar për një orë e gjysmë.
“Kam pasur një vizitë nga dy bashkëluftëtarët e mi, kemi biseduar, më bindën për ta votuar dhe kjo ishte e vërteta, fjalët se Haxhi Shala e ka shit votën nuk është ashtu, ndoshta ata janë mësuar vet ashtu”, u shpreh Shala në Frontal./ Gazeta Sinjali/