Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, është shprehur se kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka qenë në dijeni për emërimin e djalit të tij, Flakron Shalës, si konsull në Pragë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse, kryeministri Hoti sonte më herët tha se nuk ka pasur njohuri për emërimin e tij, Shala theksoi se vetë nënshkrimi i tij duhet që të bëhet emërimi.
“Në fatkeqësinë e vendit po del që në këtë vend të mos funksionojnë institucionet. Nuk ka mundësi që Hoti të mos e dinte për emërimin e djalit im në Pragë. Vetë nënshkrimi i tij duhet që të emërohet. Edhe presidenti e kthen tek ai për nënshkrim. Për fat të keq nuk po funksionojmë si shtet. Kryeministri e ka nënshkruar pasi kështu shkon zinxhiri i vendimmarrjes. Por mirë që ndodhi kjo fatkeqësi që të shihet se nuk po funksionojmë si shtet”, tha ai në T7. /Gazeta Sinjali/