Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar lidhur me propozimin e kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafës, për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat në LDK, shkruan Gazeta Sinjali.
Avdyli ka thënë se shumica e anëtarëve të kësaj partie kanë votuar kundër këtij propozimi.
Sipas tij, nuk mund të marrë askush masa të së kaluarës, pasi LDK-ja nuk është firmë private e liderit të saj e as e anëtarëve të kryesisë.
“LDK-ja është e qytetarëve të Kosovës, vetëm ata mund të bëjnë shkarkime të tilla për shkelje statutore…Ne do të vazhdojmë të jemi me qytetarët, të cilët po e shprehin revoltën e tyre për këtë propozim…Por, dikush duket se ka marrë masa të të kaluarës. Nuk është kjo firmë private e Agim Veliut e as e Isa Mustafës, por është e atyre që kanë kontribuar dhe që vazhdojnë të kontribojnë në LDK”, tha Avdyli në TV Dukagjin./Gazeta Sinjali/