image Haxhi Avdyli e quan Mustafën komunist të ish-Jugosllavisë: I shkolluar në Kumrovc, ndërsa Vjosa Osmani në SHBA

Politikë

Haxhi Avdyli e quan Mustafën komunist të ish-Jugosllavisë: I shkolluar në Kumrovc, ndërsa Vjosa Osmani në SHBA

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli e ka quajtur komunist të ish-Jugosllavisë, liderin e kësaj partie, Isa Mustafën, shkruan Gazeta Sinjali.

Reagimi i Avdylit erdhi pasi që Mustafa konsideroi se Vjosa Osmani ka përdorur gjuhë komuniste në një status në Facebook kundër tij.

Sipas tij, Mustafa është shkolluar në kohën e komunizmit në vendlindjen e presidentit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Titos, ndërsa kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është shkolluar në vendin simbol të demokracisë, në SHBA.

“Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri ish-BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/