image Hawks barazon serinë ndaj Bucks, Giannis lëndohet rëndë

Basketboll

Hawks barazon serinë ndaj Bucks, Giannis lëndohet rëndë

news image

Ka përfunduar edhe ndeshja e katërt e finales së Konferencës Lindore mes Atlanta Hawks dhe Milwaukee Bucks, shkruan Sinjali Sport.

Hawks e barazuan serinë në 2-2, pasi e deklasuan Milwaukeen me rezultat të thellë 110:88.

Atlanta pa lojtarin kryesor Trae Young e zhvilloi një lojë ekipore duke e shpërndarë topin te çdo lojtarë që luajti dhe me mbrojtje të fortë arritën te fitorja.

Në tjetrën anë Bucks gjatë lojës mbetën pa yllin e skuadrës Giannis Antetokounmpo i cili pësoi një lëndim të tmerrshëm, që mund të ia humb pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Vendasit kishin gjashtë basketbollistë me pikë dyshifrore, duke u veçuar Lou Williams me 21 pikë dhe Bogdan Bogdanovic me 20 sosh.

Për mysafirët lojë solide bëri Jrue Holiday, duke realizuar 19 pikë me 9 asistime.

Ndeshja e pestë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të shtunën në shtëpinë e Bucks dhe siç dihet fituesi duhet t’i arrijë katër fitore për ta siguruar finalen e madhe.

/Gazeta Sinjali Sporti/