image Muharremaj: S'kemi pasë nevojë për Specialen, ne nuk luftuam në Serbi - Sinjali

Muharremaj: S’kemi pasë nevojë për Specialen, ne nuk luftuam në Serbi

news image

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, vlerëson se Kosova nuk ka pasur nevojë që ta formojë Gjykatën Speciale.

Muharremaj, si njëri nga ish-deputetët të cilët nuk e kishin votuar Specialen, konsideron se formimi i saj është i dëmshëm për vendin.

“Unë kam qenë deputet në parlamentin e Kosovës dhe nuk e kam votuar Gjykatën Speciale dhe nuk ka pasur nevojë për Gjykatë Speciale. Kemi bërë një luftë të drejtë çlirimtare kështu që ne na sjellë dëm kjo gjykatë, por besoj që edhe kjo do të tejkalohet gjë që kemi argument që ka qenë luftë e drejtë dhe çlirimtare”, ka thënë kryetari i Komunës së Suharekës.

“Ne nuk kemi shkuar për të luftuar në Serbi, por ata kanë ardhur për të luftuar këtu. Qëllimi ynë ka qenë me luftu për vendin, me pasë demokraci si të gjithë popujt që jetojnë në Ballkan”, thotë tutje ai për EO./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin