image Haskuka: Spitalin Regjional të Prizrenit nuk e menaxhojmë ne

Shëndetësi

Haskuka: Spitalin Regjional të Prizrenit nuk e menaxhojmë ne

news image

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, u është përgjigjur ankesave të qytetarëve të kësaj komune lidhur me shërbimet e ofruara nga Spitali Regjional i Prizrenit.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Haskuka ka thënë se Spitali Regjional i Prizrenit është kompetencë e nivelit qëndror përkatësisht Minsitrisë së Shëndetësisë.

Në shumicën e postimeve lidhur me sukseset e Komunës së Prizrenit në shëndetësi, përkatësisht në Qendrat e Mjekësisë Familjare, vijnë komente për pakënaqësitë me Spitalin Regjional të Prizrenit, derisa edhe ankesat e qytetarëve në qendrën e thirrjeve “Alo Komuna” po ashtu kanë të bëjnë me Spitalin Regjional. Për hirë të informimit të drejtë të opinionit publik, dua të ritheksoj se Spitali i Prizrenit është në përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, e jo nga Komuna e Prizrenit”, ka shkruar Haskuka.

I pari i Prizrenit ka shkruar se përkundër pengesave dhe mungesave financiare komuna që ai e drejton ofron shërbime të mira shëndetësore.

Komuna jonë edhe pse me buxhet më të limituar dhe me më pak personel mjekësor, ofron shërbime efikase të cilat në shumë raste do të duhej t’i bënte Spitali i Prizrenit. E gjithë kjo po bëhet edhe përkundër faktit që fondi i performacës për shëndetësi në vlerë prej 538,000 euro ende nuk është alokuar nga Qeveria. Shërbimet shëndetësore që ofron Komuna, çdo ditë e më shumë po preferohen nga qytetarët dhe kjo mund të vërehet më së miri nëse bëhet krahasimi i gjashtëmujorit 2018-2019 ku ka rritje konstante“, ka shkruar tutje ai.

Haskuka tutje ka rënditur edhe suskeset që i ka arritur komuna e Prizrenit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Skriningu i gjirit përmes Echo-s është rritur për 79%, ndërsa mamografia është rritur për 187%. Që të dyja këto shërbime ofrohen pa pagesë për të gjitha gratë, me qëllim të diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Pastaj numri i pacientëve në analizat laboratorike që janë me kosto shumë të ulët, është rritur për 44%. Kjo përveç tjerash tregon edhe rritjen e besueshmërisë në shëndetësinë primare të Komunës së Prizrenit, e cila po arrihet falë punës dhe përkushtimit tonë dhe të gjithë stafit mjekësor”.

Së fundi, vetëm pak ditë më parë kemi ofruar edhe një mundësi për qytetarët që nuk mund të marrin shërbimet e rentgenit në Spitalin e Prizrenit shkaku i mosfunksionimit të aparatit të rentgenit aty. Tani e tutje edhe këtë shërbim qytetarët e komunës së Prizrenit mund ta kryejnë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare“, ka shkruar kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.